Goran Rakiq: Suspendojmë pjesëmarrjen në institucione derisa Liljana Stefanoviq nuk kthehet në punë

by admin
Spread the love

Goran Rakiqi, ministër në qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe, ka thënë se e suspendojnë punën në institucionet e Kosovës, derisa kryetarja e Gjykatës në Mitrovicë nuk do të kthehet në punë.

“Derisa nuk kthehet në punë Liljana Stefanoviq, as ne nuk do të shkojmë në punë. Ne suspsendojmë punën tonë në institucione derisa Stefanoviq kthehet në punë”, ka thënë Rakiqi.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi se e kanë prishur Marrëveshjen e Brukselit.

“Zoti Kurti e ka prishur Marrëveshjen. Zoti Bislimi e ka prishur Marrëveshjen’.

“Nuk frikësohemi as nga policia, as nga ROSU, ne do të qëndrojmë në vendin tonë”, ka thënë Rakiq

You may also like