Google Maps përdor AI për të zbuluar vendet ku njerëzit po argëtohen më së shumti

by admin
Spread the love

Përdoruesit e Google tani mund të bëjnë plane përmes një përditësimi të ri të Maps që do të gjenerojë ngjarje dhe aktivitete të ndryshme vetëm duke shkruar “things to do” në shiritin e kërkimit.

Aktivitete si ekspozitat e artit ose listimi i gjërave frymëzuese për t’u bërë tani do të nisin të shfaqen, duke u dhënë përdoruesve rezultate me fotografi, sipas një njoftimi në Google News të enjten. Google Maps përdor inteligjencën artificiale për të analizuar miliarda foto të shpërndara nga komuniteti i aplikacionit dhe fokusohet në aktivitete specifike.

Google thotë se AI do t’i ndihmojë përdoruesit “të zbulojnë pika të reja që përputhen saktësisht me atë që ju kërkoni“. Për ata që nuk kanë çfarë të bëjnë, rezultatet e kërkimit mund të frymëzojnë ide duke kërkuar “things to do” në aplikacion. Shërbimi fillimisht u lançua në Francë, Gjermani, Japoni dhe MB dhe do të jetë i disponueshëm për përdoruesit amerikanë këtë javë.

Google prezantoi dhe shërbime të tjera për aplikacionin e navigimit duke përfshirë immersive view të qyteteve, vendndodhjet e stacioneve të karikimit të EV dhe po përdor AI për të krijuar një vizualizim 3D.

Përditësimet e shërbimeve vijnë pasi Google vazhdon të eksperimentojë me AI në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të arritur nivelin e kompanive të tjera të teknologjisë. Pasi ChatGPT u lançua në nëntor të vitit të kaluar, Google u përpoq të konkurronte me chatbot-in e tij Bard, së bashku me përpjekjet e tjera të AI në të gjithë kompaninë.

You may also like