Goli i Zhegrovës, zgjidhet goli i muajit në Francë

by admin
Spread the love

Edon Zhegrova realizoi një supergol nga largësia të enjten mbrëma, duke e vulosur fitoren e skuadrës së tij Lille dhe të performancës së tij, të jashtëzakonshme edhe në këtë ndeshje.

Ai shënoi në fitoren prej 0-3 ndaj Sturm Grazzit dhe për këtë ai mori lëvdata edhe nga faqet e Ligës së Konferencës e të Ligës elite të Francës, ndërsa nga SofaScore, ai u vlerësua me notën 8.0.

Zhegrova një ditë më pas, u vlerësua me një tjetër epitet nga kampionati francez.

Goli i tij kundër Clermont më 4 shkurt, në fitoren e Lille prej 4:0, është zgjedhur goli i muajit shkurt nga kampionati elit i futbollit në Francë, Ligue 1 Ubereats.

24-vjeçari nga Prishtina, është në një formë të hatashme në këtë sezon, duke realizuar 9 gola në të gjitha garat sivjet.

You may also like