“Goli i Zemrës”/ Yjet e Shqipërisë triumfojnë në ndeshjen e parë ndaj gazetarëve të RAI

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e yjeve (një përfaqësi aktorësh, këngëtarësh dhe gazetarësh të njohur shqiptarë) ka mposhtur kombëtaren e gazetarëve të RAI-t në ndeshjen e parë miqësore, që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përfaqësia shqiptare triumfoi pas 11-metërshave, ndërsa minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 2-2, në aktivitetin që quhet “Goli i Zemrës”.

Për përfaqësuesen shqiptare realizoi fillimisht opinionisti i “Ti bo gol” në Oversport, Andi Lila. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca. Lila dhuroi edhe spektakël duke iu afruar golit me goditje akrobatike.

Goli i dytë për yjet shqiptarë u realizua nga aktori Bes Kallaku. Megjithatë, gazetarët italianë arritën të vendosnin baraspeshën duke mbyllur sfidën e parë miqësore në 2-2. Nga pika e bardhë e 11-metërshit u treguan më të saktë yjet shqiptarë që triumfuan me rezultatin 6-5. Penalltia vendimtare për kuqezinjtë u realizua nga Ardit Roshi.

Me këtë fitore kuqezinjtë grumbullojnë 2 pikë, ndërsa kombëtarja e RAI merr vetëm 1 pikë. Të ardhurat do të shkojnë për dy shoqatat vullnetare sociale dhe humanitare që operojnë në Shqipëri: “Sanità di Frontiera – Salute senza confini”, “Onlus” për përfshirje sociale dhe shëndetësore kundër varfërisë materiale dhe në arsim, dhe Komuniteti fetar i Shën Jozefit në favor të jetimëve, invalidëve dhe të moshuarve. /oversport.tv

You may also like