Goli i Muriqit i jep fitoren Mallorcas, viktima e radhës e “Piratit” është Atletico Madridi VIDEO

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në superformë dhe i pandalshëm në LaLiga me Mallorcën. Viktima e radhës e “Piratit” është Atletico Madrid e cila u mposht nga Mallorca me rezultatin minimal 1-0, pikërisht nga goli i Vedat Muriqit.

Shqiptari i Kosovës arriti të realizonte golin e vetëm të takimit në minutën e 16-të. Muriqi arriti t’i shpëtonte markimit të mbrojtjes së Atleticos dhe pas pasimit të Juame Costa arrin që të çojë topin në rrjetë.

Me këtë gol Vedat Muriqi arrin t’i japë tre pikë të rëndësishme Mallorcës përballë një kundërshtari shumë të fortë në letër si Atletico. “Pirati” ngjitet kështu në kuotën e 8 golave në LaLiga në 11 ndeshje që është aktivizuar. Kjo është ndeshja e katërt radhazi që Muriqi realizon në kampionatin spanjoll. /oversport.tv

 

Foto: Real Mallorca, Twitter

You may also like