Goli i Bardhit nuk mjaftoi për Levanten, mposhtet në derbin e qytetit

by admin
Spread the love

Levante është mposhtur në derbin e qytetit nga Valencia me rezultat 3:4. Derbi i qytetit të Valencias dhuroi emocione të mëdha dhe gola të bukur. Në këtë ndeshje u paraqitë vetëm ylli shqiptar, Enis Bardhi, i cili edhe shënoi gol, shkruan Insporti.com.

Bardhi nuk e nisi sfidën nga minuta e parë, por u inkuadrua në të dytë.

Ai shënoi një gol të bukur krejt në fund të ndeshjes për rezultatin final të ndeshjes 3:4.

Për Bardhin ky ishte goli i tretë këtë edicion në La Liga, derisa ka bërë edhe një asistim.

Levante ka qenë në epërsi prej dy golave, pasi shënuan Campana dhe Marti për tre minuta, në 21 dhe 24.

Gonzalo Guedes i mysafirëve ngushtoi epërsinë para se dy skuadrat të shkonin në pushim prej 15 minutave.

Carlos Soler barazoi gjithçka në minutën e 50-të, kur shënoi nga penalltia për 2-2.

Soler shënoi edhe në minutën e 72-të për 2-3, derisa Gonzalo Guedes u përkujdes për golin e sigurisë së Valencias 2-4 në minutën e 85-të.

Gjithsesi për golin përfundimtar të kësaj sfide u përkujdes mesfushori shqiptar Enis Bardhi që realizoi në minutën e 91-të.

Levante vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa fitore këtë edicion në La Liga, ku pas 18 xhirove ka tetë barazime e 10 disfata.

Klubi i dy futbollistëve shqiptarë, Enis Bardhi e Shkodran Mustafi nuk di për fitore në La Liga që nga 10 prilli i këtij viti.

Mustafi mungoi për shkak të një lëndimi, i cili ia pamundësoi paraqitjen kundër ish-klubit të tij. /Insporti.com/

You may also like