Goli i Asanit kandidat për më të bukurin e raundit – Shqip

by admin
Spread the love

UEFA e impresionuar nga rezultati i Shqipërisë

Ndeshja e Shqipërisë është sërish në vëmendjen e UEFA-s. Në profilin zyrtar të Euro 2024, UEFA ka përzgjedhur sërish një gol të futbollistëve kuqezi për më të bukurin e raundit. Është sërish Jasir Asani me perlën e tij të minutës së 9 ndaj Çekisë që kandidon për vlerësimin si goli më i bukur.

“Jasir Asani sërish me golazo”, shkruan UEFA në profilin e saj në Twitter.

Edhe kjo foto që përcjell emocionet e gjithë shqiptarëve për fitoren e një nate më parë është veçuar duke përshkruar me shprehjen ‘pole position’ përforcimin e Shqipërisë në vendin e parë të renditjes së Grupit E.

Ndërsa në këtë postim tjetër rezultati i Shqipërisë shihet si një nga surprizat e mbrëmjes. Në këtë të fundit bën pjesë edhe rezultati që Kosova mori ndaj Andorras.

Tv Klan

You may also like