Golden State shënon fitore të sigurtë, shkëlqejnë Curry-Thompson – Shqip

by admin
Spread the love

Katër fitore të skuadrave evndase dhe vetëm një e atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Kampionët në fuqi Golden State me fitoren kundër Toronto, me rezultat të sigurt 129-117 I afrohen zones së play off-it. Në këtë fitore të Warriors ka shkëlqyer Stephen Curry, i cili ka realizuar 35 pikëve e 11 asist, mbështetur edhe nga Klay Thompspn me 29 pikë.

Fitore të rëndësishme në transfertë korri Milwaukee, që mundi ekipin Indiana me rezultat 141-131, duke iu afruar kreut në Lindje. Më efikas si gjithmonë ishte Antetokounmpo me 41 pikë e 12 kërcime.

Fiton edhe Miami, në përballjen me Orlando-n me rezultat 110-105. Jimmy Butler ishte më efikas me 29 pikë. Oklahoma, shënoi fitore ndaj Cleveland 112-100, ndërsa më efikas ishte Alexander Shai me 35 pikë. Minnesota mundi Memphis-in 111-100. Edwards me 25 pikë ishte më efikas.

Rezultatet e sotme

Indiana – Milwaukee, 131-141

Minnesota – Memphis, 111-100

Miami – Orlando, 110-105

Oklahoma – Cleveland, 112-100

Golden State – Toronto, 129-117

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like