Gold Ag dhe Kastriot Tusha publikojnë këngën “Ushtar Kavaja” për nder të heroit Indrit Cara – Shqip

by admin
Spread the love

19:18 | 16 Shkurt 2022

Gold Ag dhe Kastriot Tusha kanë sjellur këngën e tyre më të re “Ushtar Kavaja”.

Kjo këngë është lansuar për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Arian Agushi e ka bërë melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës, me orkestrim të Alban Fortunës.

Për anën vizuale është kujdesur M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Ushtar Kavaja”.

“Urime Pavarësia e Kosovës krejt shqipeve anembanë botës. Me këngën më të re urojmë nga zemra për ju”, shkruan në njoftimin e reperit.

Indrit Cara (i njohur si Ushtar Kavaja) ishte një veprimtar, aktivist dhe ushtar shqiptar, i cili vdiq duke luftuar në Luftën e Kosovës në mars të vitit 1999. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, ai la Londrën, ku kish kohë që jetonte dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.

Gold Ag është këngëtari që lanson këngë pothuajse në secilin përvjetor të Pavarësisë së Kosovës./Shqip/

Lexo lajme interesante

You may also like