Golat për minutë, Dusan Vlahovic ishte më mirë te Fiorentina

by admin
Spread the love

Dusan Valahovic nuk shënoi dot dje kundër Interit dhe sigurisht pritshmëritë janë të mëdha për sulmuesin serb, që Juventusi e bleu për rreth 85 milionë euro.

Nisur nga mungesa e golit, në Itali nuk kanë humbur kohë që të bëjnë llogari dhe të dalin në përfundimin se Vlahovic te Juventusi shënon më pak se te Fiorentina.

Sulmuesi numëron 5 gola në 994 minuta me bardhezinjtë dhe mesatarisht ka shënuar gol çdo 199 minuta me skuadrën nga Torino.

Në pjesën e parë të sezonit me Fiorentinën shënoi 20 gola në 24 ndeshje, mesatarisht një gol në 102 minuta lojë.

Edhe vjet me ekipin “Vjollcë” shënonte më shumë, mesatarisht një gol çdo 147 minuta (21 gola në 40 ndeshjet). / oversport.tv

You may also like