Golat me peshë të Tammy Abraham, askush si ai në Serie A

by admin
Spread the love

Tammy Abraham vendosi sfidën Roma-Atalanta, duke shënuar golin e tij të 7-të në vitin 2022.

Sulmuesi verdhekuq është në formë të shkëlqyer, shënon shumë dhe golat e tij në shumicën e rasteve janë vendimtarë. Shpesh herë janë golat e avantazhit të skuadrës së Romës dhe në disa raste vlejnë tre pikë.

Askush nuk ka zhbllokuar më shumë ndeshje se sulmuesi anglez, që këtë sezon në tetë raste ka shënuar golin e parë në një ndeshje të Serie A. Një gol më shumë se Giovanni Simeone, që ka shënuar golin e parë të ndeshjes në 7 raste. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like