Gol nga mesi i fushës, Onana: Përgjegjësia ime, portierët gjithmonë fajtorë

by admin
Spread the love

Andre Onana pësoi një gol nga mesi i fushës në miqësoren përballë Lensit.

Gjithsesi, Manchester United përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe fitoi 3-1 përballë nënkampionëve të Francës.

Portieri kamerunas, i cili u transferua gjatë kësaj vere në ishull nga Interi, mori përsipër përgjegjësitë e golit të pësuar nga Florian Sotoca. Në takimin e tij të parë në ” Old Trafford”.

Jam i lumtur me ndeshjen time të parë këtu dhe krenar për punën e bërë nga ekipi. Mikpritja e tifozëve ishte e ngrohtë. Jam i kënaqur me fitoren.

Sigurisht, ne mundemi gjithmonë të përmirësohemi, ka disa gjëra dhe aspekte loje që duhet t’i rregullojmë. Siç e them gjithmonë, unë jam përgjegjës për gjithçka kur pësojmë gola.

Unë jam portieri, ndaj marr të gjitha kritikat dhe të gjithë presionin mbi vete. Ishte një ndeshje e madhe për mua dhe për shokët e skuadrës, jam i lumtur për të gjithë“, deklaroi “gardiani” afrikan.

Për shërbimet e të cilit “Djajtë e Kuq” paguan 55 milionë euro në arkat e Interit, nënkampionëve të Europës.


Top Channel

You may also like