Gol i çmendur nga Endri Çekiçi, Muçolli shënon dhe më pas merr të kuq

by admin
Spread the love

Konfirmohet java e artë e legjionarëve shqiptarë që vazhdojnë të shënojnë gola me ekipet e tyre. Pas Bekim Balajt në Turqi, ka arritur të realizojë gjithashtu edhe Endri Çekiçi me ekipin e Konyaspor.

Mesfushori kuqezi shënoi një supergol nga goditja e dënimit në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Antalyaspor. Çekiçi shënoi golin e tretë të takimit që i dha edhe avantazhin provizor ekipit të tij me rezultatin që shkoi në 2-1.

Në këtë sfidë u aktivizua gjithashtu edhe Sokol Cikalleshi i cili nuk e nisi nga minuta e parë takimin. Ai u hodh në fushën e lojës në minutën e 68-të, por pa arritur dot të lejë gjurmë.

Ka shënuar gjithashtu edhe Arbnor Muçolli në Danimarkë me ekipin e Vejles. Në sfidën që përfundoi me rezultatin 2-2, njësoj si Çekiçi ai shënoi golin e dytë për ekipin e tij që i dha edhe avantazhin provizor në 2-1.

Megjithatë, menjëherë pas golit Muçolli shkon nga parajsa në ferr. Ai merr brenda 3 minutash dy kartonë të verdhë duke u ndëshkuar kështu me karton të kuq. /oversport.tv

Foto: İttifak Holding Konyaspor, Twitter

You may also like