‘Gojën e ka të hidhur’, Monika ‘ironizon’ Ilirin

by admin
Spread the love

Iliri është njëri ndër banorët më të fortë brenda shtëpisë së BIg Brother Albania VIP.

E kohëve të fundit ai është ironizuar shumë nga Monika.

Monika ishte kritikuar pasi kishte shpëtuar Trixën në zinxhirin e nominimeve dhe nuk kishte shpëtuar Ilirin.

Ajo u akuzua se me këtë veprim mbajti anën e Donaldit.

Nga ai moment kanë filluar ‘ironizimet’ mes tyre. Ishte Enxhi që provokonte të ‘ndezte’ një debatë mes tyre.

Ushqimi i përgaditur nga Iliri shtyu Monikën të ‘ironizonte’ me Ilirin.

Enxhi ishte ajo që i tha Monikës se gatimi i Ilirit ishte i mirë dhe se nuk ishte për tu sharë, në anën tjetër Monika u shpreh se ajo nuk i shau ushqimin dhe se duart në gatim i ka speciale, por që gojën e ka të hidhur.

Iliri është në nominim me Enxhin dhe Dagz-in dhe njëri nga të tre do të eliminohet të marten.


You may also like