Goditje e rëndë për Arsenalin, Crystal Palace e mposht me “tris” golash

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arsenali është çmontuar nga Crystal Palace. Këta të fundit triumfuan në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-0, në një ndeshje që nuk është se u interesonte shumë nisur nga pozicionimi në tabelën e klasifikimit.

Mungesën e presionit Crystal Palace e shfrytëzoi në maksimum dhe Mateta ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 16-të. Vendasit nuk u ndalën me kaq. Ayew tetë minuta më pas shënoi edhe golin e dytë në portën e Arsenal.

Goditje e rëndë dhe “Topçinjtë” nuk e morën dot veten, madje në pjesën e dytë pësuan edhe një tjetër gol pasi fituan një penallti. I zakonshmi Zaha nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. 3-0 dhe i gjithë takimi përfundoi me këtë rezultat.

Me këtë humbje Arsenali mbetet në vendin e pestë, pasi Tottenham që ka një ndeshje më shumë i parakaloi ditën e djeshme.

Crystal Palace-Arsenal 3-0
Shënues:
Mateta 16’, Ayew 24’, Zaha (pen.) 74’

Foto: Crystal Palace F.C., Twitter

You may also like