Goditje e fortë për Napolin, Kvaratskhelia dëmtohet në prag të sfidës ndaj Atalantës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lajme të këqija për Napolin dhe trajnerin Luciano Spalletti në prag të sfidës përballë Atalantës. Sulmuesi gjeorgjian Kvaratskhelia nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit për sfidën e nesërme.

21-vjeçari ka pasur një dhimbje akute të mesit dhe kjo e ka detyruar të qëndrojë jashtë. Nisur nga rëndësia e lojtarit kjo është një goditje e rëndë për Spallettin në prag të ndeshjes me rivalin kryesor në tabelë.

Kvara i bashkohet infermierisë së Napolit aty ku ndodhet dhe kosovari, Amir Rrahmani. Në këtë pikë, Spalletti duhet të rishikojë zgjedhjet e tij në treshen e sulmit që do të dërgojë në fushë nesër në mbrëmje. /oversport.tv

You may also like