Goditje e bujshme për merkaton e verës/ Pas Taremit, Interi siguron edhe shërbimet e…

by admin
Spread the love

Interi është duke ecur në shinat e duhura këtë sezon, teksa tashmë zikaltërit po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Pasi siguruan shërbimet e sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi, zikaltërit ditën e sotme kanë arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme. 

Bëhet fjalë për mesfushorin polak Piotr Zielinski. Sipas eksperitit të merkatos Fabricio Romano, 29-vjeçari ka arritur akordin total me Interin, duke përmbushur edhe testet mjekësore. 

Polaku do të bashkohet me ekipin e Inzagit në muajin korrik si lojtar i lirë nga Napoli, pasi nuk ka rinovuar me kampionët në fuqi të Serisë A.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like