Goditi kundërshtarin, Sane: Ndjesë, nuk kisha asgjë personale me të

by admin
Spread the love

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’.

Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq. Veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp.

Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”, shprehet 27-vjeçari, autor i 59 ndeshjeve dhe 13 golave me Gjermaninë, sipas Super Sport.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje. Duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë.


Top Channel

You may also like