goditet kolona e ushtrisë amerikane – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën A3 Passau-Nurnberg, jo shumë larg qytetit bavarez të Parsberg rreth orës 11:00, në të cilin një kamion u përplas me një kolonë tankerash ushtarake amerikane. Nga katër tankerat, dy morën flakë dhe disa ushtarë amerikanë u plagosën në aksident.

Sipas mediave bavareze, policia vendase pretendon se ka qenë një aksident automobilistik dhe se ngjarjen nuk e trajton si sulm terrorist.

Sipas mediave, tetë persona janë dërguar në spital për shkak të helmimit nga tymi. Kamioni që u përplas me një kolonë automjetesh ushtarake po transportonte tallash.

Autostrada ka qenë e mbyllur në të dy drejtimet për shuarjen e zjarrit në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa popullata nuk është rrezikuar nga tymi, sipas policisë. /tesheshi.com/

Lexo lajme interesante

You may also like