Godina e qeverisë në Shkup ngjyroset me ngjyrat e flamurit të Izraelit (Video) – Shqip

by admin
Spread the love

Godina e qeverisë së Maqedonise së Veriut në Shkup mbrëmë është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Izraelit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka postuar një video në rrjetet sociale.

“Mbështetje për Izraelin në këto kohë të vështira. Ne dënojmë fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin solidarizohemi dhe bashkëndiejmë.
Ne apelojmë për zgjidhje përmes dialogut, bota ka nevojë për paqe.

#QëndrojmëMeIzraelin 🇮🇱”, ka shkruar Kovaçevski.

Video në Link: https://fb.watch/nA5LbP2TuG/?mibextid=I6gGtw

You may also like