Goal: Gjigantët italianë rivalizojnë me Newcastle e West Ham për Brojën

by admin
Spread the love

Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pas paraqitjeve të bëra me Southampton. “Shenjtorët” duan që ta mbajnë në ekip sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Gjithsesi Chelsea është ai që vendos, për shkak se e ka nën kontratë të riun e huazuar. “Goal” shkruan se në Premier League West Ham dhe Newcastle e duan gjithashtu.

Në Itali raportohet se janë tre klube që gjithashtu interesohen për Brojën. Thuhet se Milan, Inter dhe Napoli janë klubet që janë vënë pas sulmuesit.

Fjalën e fundit do ta thotë Chelsea. Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar se Broja do të kthehet në fazë përgatitore dhe më pas do të merret një vendim final, nëse do të qëndroje te londinezët apo do të huazohet apo shitet në ndonjë klub tjetër. / oversport.tv

Foto: Southampton FC, Twitter

You may also like