Gjysmëzgjidhjet(me Serbinë), jo paqe afatgjatë! – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zgjidhjet me gjysmë zemre si rezultat i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk sjellin paqe afatgjatë.

Pas përfundimit të Samitit Brdo-Brijuni në Slloveni, ajo tha se njohja reciproke është zgjidhja e vetme për arritjen e paqes së dëshiruar dhe afrimin e vendeve me Bashkimin Evropian.

“Ne nuk kemi pasur bisedime dypalëshe, sigurisht që kemi shumë mosmarrëveshje me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kjo po ndodh sepse Serbia nuk e pranon realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane, që është një realitet i pakthyeshëm”, tha Osmania.

Sipas saj, ka shumë gjëra për të cilat ata nuk pajtohen, por dialogu duhet të ketë për qëllim “njohjen reciproke”, dhe “Serbia duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur njohjen reciproke”.

“Çdo gjysmëzgjidhje nuk do të sjellë paqe afatgjatë, njohja reciproke është e vetmja gjë që sjell paqen e dëshiruar në rajon dhe më gjerë dhe na afron me BE-në që është edhe synimi ynë”, tha presidenti i Kosovës.

Osmani tha se të gjithë pjesëmarrësit në samit Bërdo janë pajtuar për domosdoshmërinë e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. /tesheshi.com/

You may also like