Gjysmëfinalja e Superkupës italiane/ Napoli-Fiore, Maxarri e Italiano kërkojnë finalen

by admin
Spread the love

Superkupa e Italisë do të çelë sot edicionin e 36-të të saj, me një format të ri që për herë të parë do të shikojë katër skuadra të garojnë për trofeun. Jo më një finale mes fituesit të Kupës së Italisë dhe atij të kampionatit, por një kompeticion që do të nisë me dy gjysmëfinale: atë mes fituesit të Kupës së Italisë (Inter) dhe vendit të dytë të kampionatit (Lacio) dhe atë mes fituesit të kampionatit (Napoli) dhe finalistit të Kupës së Italisë (Fiorentina).

2T0WYNE Naples, Italy. 8 Oct, 2023. Leo Ostigard of SSC Napoli during the Serie A match between SSC Napoli and ACF Fiorentina at Stadio Diego Armando Maradona Naples Italy on 08 October 2023. Credit:Franco Romano/Alamy Live News

Do të jetë pikërisht Napoli-Fiorentina, sfida e parë që do të luhet sot në mbrëmje në porën 20:00 në Riad, në Arabinë Saudite, që do të përcaktojë edhe finalistin e parë të mbrëmjes së 22 janarit. “Axurrët” e Valter Maxarrit vijnë nga një kampionat me një sërë ulje-ngritjesh, por do të provojnë të garojnë për trofeun për të mos e çuar dëm gjithë sezonin e tyre.

“Fitorja e fundit në kampionat me Salenritanën do të jetë një motiv i shtuar për ne. Jemi të gjithë të përqendruar te Fiorentina dhe nuk na intereson merkatoja apo diçka tjetër. Kemi bërë disa rikuperime dhe ndoshta unë do të bëj disa ndryshime”, tha Maxarri në konferencën për shtyp. Në krahun tjetër Fiorentina do të provojë të fitojë një trofe, pasi nuk ia doli një vit më parë as në finalen ndaj Uest Hemit në Ligën e Konferencës dhe as në atë të Kupës së Italisë me Interin. “Dy finalet e humbura një vit më parë na kanë lënduar, por besoj se tani është koha të fokusohemi tek e tashmja dhe të përpiqemi të mbërrijmë në një trofe”, ka thënë trajneri violë, Vinçenco Italiano.

PANORAMASPORET.AL

You may also like