Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, beteja në Laç e Shkodër sot

by admin
Spread the love

Dita e sotme sjell gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, që pritet të jenë mjaft interesante edhe prej rezultateve në ndeshjet e para.

Laçi ka fituar në Durrës 2-1 kundër Teutës dhe do kërkojë të rikthehet në finale pas 4 vitesh. Kurbinasit i presin “Djemtë e Detit” dhe ndeshja luhet në orën 14:45.

Takimi tjetër, Vllaznia-Partizani, zhvillohet në “Loro Boriçi” nga ora 17:45 dhe të dyja ekipet do japin maksimumin për të fituar.

Dueli i parë ka mbaruar 0-0 në Elbasan dhe në Shkodër janë të karikuar pas golit të anuluar me VAR në ndeshjen e parë. Vllaznia është edhe fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë. / oversport.tv

You may also like