Gjysma ime, ti më mësove të bëhem e zonja e vetes

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabian Meidini feston sot ditëlindjen e tij. Artisti shqiptar ka marrë urime të shumta në këtë ditë të veçantë për të, por sigurisht, urimin më special e mori nga e bija, Keisi.

Këngëtarja e ka uruar të atin përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo e quan Sabianin gjysmën e tij, i cili e mësoi se si të flasë e të sillet dhe të bëhet e zonja e vetes. Ndër të tjera, Keisi shkruan se artisti shqiptar është krenaria e saj dhe ka dëshirë që një ditë edhe ajo ta bëjë krenar të atin.

‘Gëzuar ditëlindjen! Gjysma ime ne u rritëm bashkë më mësove si të flas, si të sillem, më mësove sa intriga & ligësira ka kjo botë kaq e madhe, ti më mësove si ti përballoj dhe të bëhem e zonja e vetes.

Ti nuk u lodhe kurrë, nuk të dëgjova njëher të ankohesh e të dorëzohesh. Je krenaria ime ba & shpresoj të të bëj dhe unë një ditë po aq krenar sa më bën ti çdo ditë të jetës time zemër ne të dy kundra gjithë botës’- shkruan Keisi Meidini.

You may also like