Gjyshërit fshikullojnë me rrip për vdekje mbesën 5-vjeçare, pasi ishte ndotur me jashtëqitje

by admin
Spread the love

Gjyshërit e një vajze në Çikago akuzohen se kanë rrahur për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare.

Vogëlushja u godit dhjetëra herë me rrip pasi ishte ndotur me jashtëqitje.

Prokurorët e Illinois zbuluan të hënën detaje të paimagjinueshme në lidhje me vrasjen e 5-vjeçares Jada Moore më 14 korrik, ku treguan se vajza ishte rrahur për më shumë se dy muaj, duke e lënë atë me lëndime të rënda që zakonisht shihen në viktimat e një aksidenti automobilistik.

Gjyshërit përbindësh u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje të shkallës së parë të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit të fëmijëve.

Krimi i tmerrshëm doli në dritë kur policia dhe ndihmësmjekët u thirrën në shtëpinë e çiftit. Gjyshi ishte personi që telefonoi 911, duke thënë troç: Po, godita mbesën time të vogël dhe tani ajo nuk reagon.

Oficerët e gjetën Jadën e vogël të shtrirë në divan dhe krejtësisht të zhveshur. Mjekët i bënë CPR fëmijës përpara se ai të transportohej me helikopter në spital, ku vdiq të nesërmen.

Gjyshi thuhet se i tha policisë se ai filloi të rrihte Jadën pasi ajo i ndoti të brendshmet. “Isha shumë e ashpër me mbesën time”, tha ai.


Top Channel

You may also like