Gjyqtarja me stemën e FIFA-s zbulon detaje nga karriera e saj: “Çfarë po bëj? Ç’dua unë këtu? …por”

by admin
Spread the love

Zhvillimi i futbollit të grave dhe rritja e numrit të grave që ndajnë drejtësinë në ndeshje futbolli tregojnë për një të ardhme të ndritur për gjininë femërore. Anipse seksizmi, përjashtimi dhe diskriminimi mbeten gjithmonë të pranishëm në këtë të ashtuquajtur terren “mashkullor”.

Megjithatë, me punë të palodhshme – lehtë rrugën deri tek një arbitre me stemën e FIFA-s e ka pasur gjyqtarja shqiptare, Erinda Kume, e cila në një intervistë për Insajderin ka treguar detaje nga fillimi i karrierës, paragjykimet dhe rastet e veçanta që i kanë ndodhur gjatë referimit.

Insajderi: Kur filluat të shikonit fillimisht futboll?

Që fëmijë e shikoja tim At që shikonte futboll, por që të filloja të kuptoja disi apo të themi si tifoze ka qenë rreth moshër 15-16 vjeç.

Insajderi: Si lindi ideja për t’u bërë gjyqtare futbolli?

Me thënë të drejtën shumë rastësisht! Gjatë studimeve të larta, pasditja shpesh më gjente me ndonjë aktivitet sportiv, voleyboll, ndonjëherë kalceto, por dhe me shoqërinë! Një ditë një miku im, tani edhe kolegu im, e pashe që ishte nisur për diku, dhe e pyes: Nga po iken mo? Stërvitje më tha.. Po çfarë stërvitje, e pyeta serish…: kam filluar arbitrimin më tha…Dëshiron të vish dhe ti? Me thënë të drejtën s’u mendova, dy herë dhe ika.. bashkë me të.

Insajderi: Sa ishte e vështirë rruga deri tani ku je sot?

Personalisht, nuk do ta quaja të vështirë por një rrugë e gjatë, e bukur, motivuese dhe tepër interesante, aq sa me bindje e them se ky pasion, i kthyer sot në profesion, më ka forcuar dhe më ka bërë të kem një tjetër karakter, sjellie dhe padiskutim, një nivel tjetër si në shoqeri, punë, e përditshmëri….!

Insajderi: Sa janë paragjykues në Shqipëri për këtë profesion dhe çfarë lloj të paragjykimeve merrni?

Fatkeqsisht siç çdo profesion në Shqipëri, edhe ky profesion ka ato opinionet e tyre, si pozitive apo negative, por që për mua personalisht… nuk kane ndikuar aspak, dhe jo vetëm tek unë por as tek familja ime, perkundrazi…më është kthyer në forcë dhe ne motivim për të ecur përpara, për të arritur këtu ku unë jam sot, asistente ndërkombëtare, ndër më të vjetrat në Shqipëri!

Insajderi: Jeni gjyqtare me stemën e FIFAs, si iu bën të ndiheni kjo?

Ç’ështe e vërteta, e të tregohem e sinqertë, ndiehem aq se e lumtur por edhe tepër e priviligjuar…! I tërë opininoni sportiv, mediatik, flasin për ty, për performanacat e tua.  Është diçka shumë sinifikative, kur shikon që je ndër asistentet më të mira në vend, por me atraktive ështe fakti kur përfaqëson vendin tënd në arenën ndërkombëtare, federatën, kolegjumin, etj.

Insajderi: A keni ndonjë rast të veçantë që iu ka ndodhur gjatë gjykimit të ndonjë ndeshjeje?

Profesioni ynë, siç është edhe i veçantë, i paragjykuar siç thamë dhe më lartë… padiskutim ka momente të bukura por dhe jo te bukura…! Me vinë ndërmend ndeshjet e para në fillimet e mia, ku pasiguria, meraku mos bëja ndonjë gabim…. dhe shpesh herë pyesja, vetën: Çfarë po bëj? Ç’dua unë këtu? …por bukuria e lojës, mobilizimi dhe vullneti që më karakterizon, më bënte të përqendrohesha në loje, e gjithçka shkonte sipas pritshmërive.  Një moment tjetër që do ndaja me me ju, ishte ndeshja ime e parë nderkombetare, ku më mbërthyen ca emocione, të cilat u përkthyen me një paraqitje dinjitoze nga unë, dhe koleget e mia në atë perballje!

/Insajderi.org

You may also like