Gjyqtari i rrahur nga presidenti i Ankaragucusë: Më tha “do të të vras”

by admin
Spread the love

Faruk Koca, president i Angaragucuse më goditi me grusht nën syrin e majtë dhe unë rashë në tokë.

Kur isha në tokë, të gjithë njerëzit më goditën disa herë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Faruk Koca para të gjithë bashkëpunëtorëve të mi më tha: “Do të të vras”.

Kjo është dëshmia e gjyqtarit Halil Umut Meyer për makthin që përjetoi mbrëmjen e kaluar, kur u sulmua nga presidenti i Ankaragucusë.

“Do të bëj denoncim kundër Faruk Kocas dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromis. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, shtoi gjyqtari i dhunuar.

Qëndrimi i gjyqtarëve turq është i ashpër, siç raportohet nga shtypi vendas një ditë pas sulmit në fushën e Ankarasë:

“Nuk do të marrim më pjesë në ndeshje nuk merren vendime radikale. Nëse është e nevojshme, do të lejojmë të arbitrojnë të huajt”.

Halil Umut Meler u shtrua në spital për shkak të plagëve të marra.

“Të gjithë e panë atë që ndodhi mbrëmë. Nuk kemi çfarë të shtojmë – deklaroi arbitri Arda Kardesler – Federata jonë MHK na ka njoftuar se do të na mbështesë në çdo vendim që do të marrim pas asaj që ndodhi. Ne nuk jemi në gjendje të flasim për arbitrim dhe futboll. Prioriteti ynë i vetëm për momentin është shëndeti i Halil Umut Meler dhe ribashkimi i tij me familjen”./ Super Sport


Top Channel

You may also like