Gjykimi ndaj Mustafës, kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë dëgjohet në seancë private

by admin
Spread the love

Në gjykimin për krime lufte që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po dëgjohet kundër-dëshmia e një dëshmitari të prokurorisë, por se sipas vendimit të trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e njëjta do të bëhet tërësisht në seancë private.

“Mbështetur në informacionin që ju dha trupit gjykues nga zyra për mbrojtje të dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë që dëshmitari ta japë dëshminë në mënyrë të lirë, trupi gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për të marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë ajo, pasi tha se edhe me rregullore është e paraparë mbajtja e seancave të mbyllura.

Ndryshe, sesioni i parë i këtij gjykimi nuk është transmetuar për publikun, kjo për arsye teknike. Ndërkaq, pas kthimit nga një pauzë, u bë i ditur vendimi i trupit gjykues.

Paraprakisht, sa i përket problemit teknik, gjykata ka bërë një njoftim, ku thuhej “Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kurse, më pas kanë lëshuar një njoftim tjetër, ku thuhej “Transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar përsëri. Ju informojmë se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës dëgjimore nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit ndaj Mustafës. Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta vënë në dispozicion të mediave dhe të publikut, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë publik duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit”.

You may also like