Gjykimi kundër Dragi Rashkovskit caktohet për më 25 janar

by admin
Spread the love




Gjykimi kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, fillon më 25 janar të vitit 2022, konfirmojnë nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.

“Diskutimi kryesor është caktuar për 25.01 në ora 09:30. Lënda KOK.br.164/21 sipas shpërndarjes automatike në sistemin Akmis i është caktuar gjyqtares Fanka Janculeva Mihailovska”, thonë nga Gjykata Penale.

Ndryshe, Rashkovski akuzohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “shpëlarje e parave” dhe vepra tjera të dënueshme me ligj.


You may also like