Gjykata Supreme ka konfirmuar pezullimin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi

by admin
Spread the love

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizata “Qytetarët Aktivë”, kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi.

Flutra Zymi dhe Valbonë Mustafa nga OJQ
‘Qytetarët Aktivë’ e konsideruan këtë vendim një fitore shumë e madhe për të
gjithë qytetarët! Sepse do të thotë që projekti nuk do të mund të zhvillohet
dhe se Parku i Gërmisë nuk do të rrezikohet deri në marrjen e një vendimi
përfundimtar nga ana e gjykatës. Ato bënë thirrje që ambienti të mbrohet dhe që
aktivizmi qytetar të mos ndalet kur shkelje të tilla janë evidente.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Gjykata
Supreme e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në fuqi pezullimi i
projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen përfundimtare të
rastit sipas padisë. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e të paditurës Komuna
e Prishtinës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke lënë
në fuqi Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin gjithashtu ishte refuzuar
si e pabazuar ankesa e Komunës së Prishtinës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore
me të cilin ishte shtyrë ekzekutimi i Vendimit të Komunës së Prishtinës,
konkretisht lejes mjedisore komunale”, ehte thënë në komunikatën e tyre të përbashkët
për medie.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat
instancave më të ulëta kanë vepruar drejtë kur kanë vendosur që të aprovojnë
kërkesën tonë dhe të Qytetarëve Aktivë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit
të organit administrativ deri në 
vendosjen përfundimtare të rastit. Gjykata e shkallës më të lartë
konfirmoi se, vendimet e gjykatave kanë dalë nga provat që vërtetojnë se
ekzekutimi i vendimit të kontestuar paraqet rrezik për shkaktim të dëmit
paditësve, i cili vështirë do të riparohej, duke marrë parasysh dëmin që mund
t’i shkaktohet një parku të mbrojtur mjedisor dhe degradimit të natyrës. Po
ashtu, është vërtetuar se kompanisë nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje e
madhe, gjë që do të thotë se janë plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e
kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit”.

“GLPS dhe organizata Qytetarët Aktivë me padi
për konflikt administrativ kanë kontestuar vendimin e lëshuar nga Komuna e
Prishtinës për leje mjedisore për arsye se gjatë nxjerrjes së këtij vendimi ka
pasur shumë shkelje ligjore. Të cilat janë si në vijim: Mungesa e debatit
publik; më tej Leja Mjedisore Komunale dhe Vlerësimi i Pranueshmërisë për Zonën
e Rrjetit Ekologjik është dhënë në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e
Natyrës si dhe mungesa e planit të Menaxhimit për Peisazhin e Mbrojtur Gërmia
edhe pse ky është obligim ligjor që rrjedh nga Ligji për Mbrojtjen e Natyrës”.

You may also like