Gjykata Kushtetuese heq kufizimet për zgjedhjet në këshillin Gjyqësor

by admin
Spread the love

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese – kryetar i Këshillit Gjyqësor mund të jetë secili anëtar i këtij organi me të drejtë vote, jo si deri më tani vetëm “të zgjedhurit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut”, siç parashikon Ligji për Këshillin Gjyqësor i cili është në fuqi prej tre vitesh.

Me heqjen e dispozitës nga neni 8, paragrafi 3 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese e ka hequr, “siç e quan”, pjesën “kufizuese” të legjislacionit dhe mundëson që secili anëtar me të drejtë vote, nga gjithsejt 13, në Këshill të mund të zgjidhet për kryetar ose zëvëndës i tij.

“Sipas Gjykatës Kushtetuese, pjesa e hequr e nenit të lartpërmendur është në kundërshtim me sundimin e së drejtës dhe ndarjen e pushtetit shtetëror” – Hristina Belovska.

Kufizimi për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, sic njofton KlanM, u bë pjesë e ligjit të ri nga muaji maj i vitit 2020, sipas të cilit u zgjodhën dy kryetarë të këtij organi. Këshillin Gjyqësor e përbëjnë 15 anëtarë, prej të cilëve 13 me të drejtë vote, tetë të zgjedhur nga gjyqtarët, tre të zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa dy me propozim të Presidentit të shtetit. Të gjithë kanë mandat prej gjashtë vitesh, ndërsa në funksionin Kryetar mandati është dy vite. Në lëndë tjetër, Gjykata Kushtetuese sot e hodhi poshtë vendimin e Komunës së Kumanovës, për ndërtimin e objekteve banesore jashtë zonës qendrore, i miratuar verën e kaluar, sepse është në kundërshtim me sundimin e së drejtës, me sugjerimin se me vendimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohet në procedurat tashmë të nisura për miratim për ndërtim, që shkakton pasiguri juridike.







Artikulli paraprakPolonia do të dërgojë tanke shtesë në Ukrainë




You may also like