Gjykata ka refuzuar garancinë, Zeqirit i zgjatet edhe për 30 ditë paraburgimi

by admin
Spread the love




Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Muhamed Zeqiri sot ka marrë vendim edhe për 30 ditë të tjera paraburgim në burgun e Shutkës.  Avokati i tij Aleksandar Trajkovski tha se si garanci i është ofruar prona e patundshme dhe se ai nuk do të ikë, por Gjykata Penale e ka refuzuar.

Vendimi vjen pas skadimit të muajit të parë pas caktimit të masës për sigurimin e pranisë së tij.

Zeqiri është deklaruar i pafajshëm në rastin kur ndiqet penalisht për lidhjen e kontratës për shërbime konsulente me një kompani pa prokurim publik, e cila sipas prokurorit ka dëmtuar buxhetin e shtetit.  Përpos Zeqirit, të dyshuar për këtë rast janë edhe dy shtetas kroatë. Ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë  dhe për ta është lëshuar një urdhër arresti vendor dhe ndërkombëtar.

Muhamed Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar. Sipas prokurorisë, pa kryer procedurën e duhur të prokurimit publik, ai ka lidhur kontratë për shërbime konsulentee me një person juridik, në të cilën shtetasit e dyshuar kroatë e kanë ndihmuar qëllimisht.


You may also like