Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt, reagon Gazment Bardhi dhe kujton fjalët e Sali Berishës

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Komisionit të Rithemelimit pasi Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeaj.

Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, Bardhi ka kujtuar fjalët e Berishës, ku shkruan “vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund të komentohen apo sulmohen.

Reagimi i Bardhit:

“Siç ka thënë edhe Sali  më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarde, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur dhe po ndjekin rrugën ligjore për zhbërjen e atij vendimi të paligjshëm. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer së fundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një mentaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

You may also like