Gjykata e OKB refuzon Nikaraguan në debatin e kufijve detarë me Kolumbinë (fotot)

by admin
Spread the love

Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Joan Donoghue ka lexuar sot një verdikt në favor të Kolumbisë, duke refuzuar disa nga pretendimet e Nikaraguas në argumentin e disa dekadave për kufijtë detarë.

Vendimi i gjykatës refuzonte argumentet e Nikaraguas kundër një vendimi të vitit 2012 që i jepte vendit një pjesë të madhe të detit të Karaibeve, dhe i kalonte Kolumbisë shtatë ishuj të vegjël.

Gjykata refuzoi kërkesën e Nikaraguas për të fituar të drejtat ekonomike në një zonë të detit të Karaibeve, deri ne 370 km larg brigjeve të saj.

Kolumbia zotëron të drejtat ekonomike në zonën në lindje të kufirit detar të Nikaraguas dhe argumenton se nuk ka precedentë për zgjerimin e zonës detare të fqinjit ne anen tjeter te Panamase, pasi kjo ndërhyn në kombet e tjera.

Zona detare në fjalë pretendohet nga të dyja vendet dhe Nikaragua kishte fituar të drejtat e peshkimit në pjesën më të madhe me vendimin e vitit 2012.

Por marina e Kolumbisë vijonte të patrullonte në këto ujëra, të cilat përdoren gjithashtu si korridore të trafikantëve ilegalë.

Kolumbia ka gjithashtu pretendime për arqipelagun San Andres dhe Providencia, të cilat ndodhen vetëm 110 kilometra larg brigjeve të Nikaraguas.

Sipas ligjit ndërkombëtar shtetet kanë sovranitet mbi ujërat deri në 12 milje detare larg brigjeve të tyre, dhe të drejta ekonomike e mjedisore për fundin e detit deri në 200 milje detare larg brigjeve të tyre.