Gjuha shqipe bëhet lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit

by admin
Spread the love

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në këtë universitet prestigjioz amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm në lidhje me gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur të prezantojmë lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit. për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

You may also like