Gjuha e trupit tradhton Amber Heard në gjyqin me Johnny Depp, analizojnë ekspertët

by admin
Spread the love

Sipas ekspertëve, gjuha e trupit e ka tradhtuar aktoren Amber Heard në gjyqin me ish-bashkëshortin Johnny Depp. 36 vjeçarja, më në fund pati mundësinë të kundërshtonte pretendimet e ish-bashkëshortit të saj se ishte ai viktima e abuzimit në familje, teksa kujtoi sesi ylli i “Pirates of the Caribbean” ishte vazhdimisht i dhunshëm ndaj saj. Aktorja qau ndërsa i tregoi gjykatës së Virxhinias se si goditej vazhdimisht nga Depp.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për “MailOnline” se është e vështirë të lexosh emocionet, pasi të dy janë aktorë që dinë të luajnë mirë para një audience.
Të pandehurit ka të ngjarë të jenë trajnuar nga ekipi i tyre ligjor përpara dëshmive. Kwshtu, lëvizjet ose shprehjet e lehta të mimikës mund të fshehin ndjenjat e tyre të vërteta, duke mos zbuluar plotësisht fajin ose pafajësinë e tyre.
“Kur Heard nisi deklaratat, ajo qëllimisht i drejtoi përgjigjet e saj me buzëqeshje drejt jurisë në një përpjekje për ta zbutur imazhin e saj dhe për të krijuar një lidhje emocionale. Por gjatë dëshmisë, aktorja i portretizoi emocionet e saj duke u shfaqur e përlotur dhe duke shtrënguar hundën, kur realisht nuk po qante”, tha James ndër të tjera.
Më herët, gjatë gjyqit, Depp mori lëvdata nga shikuesit për gjakftohtësinë dhe shakatë e tij në tribunë, ndërsa Heard u ul në heshtje gjatë gjithë kohës, duke i pëshpëritur herë pas here ekipit të saj ligjor. Por tani është ajo që po jep një shfaqje para të gjithëve, duke kaluar nga buzëqeshja në të qarë teksa përshkruan marrëdhënien e tyre të paqëndrueshme.
Flokët e saj janë të mbështjellë në të majtë, që do të thotë se juria ka një pamje të qartë të fytyrës së saj, si në siluetë ashtu edhe kur ajo kthehet për t’iu drejtuar atyre.
Aktorja u shfaq dukshëm e emocionuar kur fliste për të kaluarën e saj me Depp, por disa thonë se ishte e vështirë të shihje ndonjë lot që rridhte në fytyrën e saj. Në vend të kësaj, Heard dukej tek ngacmonte mjekrën dhe qante pa lot gjatë dëshmisë për të theksuar gjendjen e saj emocionale.


“Kur njerëzit fajtorë nuk nxjerrin lot, ata shpesh përpiqen të fshehin sytë e tyre duke i shtypur me gishta ose duke i shtrënguar fort. Ndërsa kur qajnë me të vërtetë, lotët që rrjedhin shpesh nxiten nga keqardhja për veten. Amber dukej sikur ishte i cunguar, por a është ky aktrim i keq apo përgjigja komplekse e dikujt me emocione të përziera?”, tha më tej James.
Ajo shtoi: “Shprehjet e fytyrës së Amberit u bënë akoma më të çuditshme kur foli për abuzimin. Ajo foli me detaje dhe shprehjet e saj dukej se varionin nga tronditja e hutimi deri te neveria dhe zemërimi”.
Gjatë gjithë dëshmisë së saj, Amber ishte ekspresive me dorën e saj të djathtë teksa tregonte me detaje grafike sesi Depp sipas saj ka abuzuar me të, ndërsa dora e majtë mbetet e fshehur. Sipas James: “Amber u zvogëlua gjatë pyetjeve të para dhe u përkul përpara se të filloi të jepte përgjigje”.
Një nga shenjat treguese të emocioneve kontradiktore të Heard-it ishte gjysmë buzëqeshja e saj dhe rrudha e hundës. Kjo tregoi se aktorja po përpiqej të projektonte një ndjenjë qetësie, por nuk ndihej plotësisht rehat dhe shpesh ishte në përpjekje duke kërkuar fjalët e duhura.

You may also like