Gjoshi: Kurtin nuk e takuan Bideni, Harris e Blinken, vetëm pse ishte Albin Kurti

by admin
Spread the love

Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka ironizuar me vizitat e kryeministrit Kurti në ShBA, duke thënë se u pa që Kurtin nuk e duan në Amerikë, shkruan Scanner.

“Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e
fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam”,
shkruan Gjoshi.

Postimi i plotë:

Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e
fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam!

Vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në
takime në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurtin e pritën te shkallët.

As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5
minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i
Kosovës, por pse ishte Albin Kurti.

Ky duhet të jetë një moment reflektimi për qytetarët e
Kosovës se përse amerikanët e injoruan vizitën e Kurtit në SHBA?

You may also like