Gjobitet burri nga Vlora që tërhoqi qenin zvarrë me veturë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 55 vjeçar nga Vlora është gjobitur nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi gjatë ditë i janë publikuar pamjet teksa tërhiqte zvarrë me makinën e tij një qen.

Strukturat e Komisariatit të Policisë në Vlorë arritin të identifikojnë Sh.H, 55 vjeçar, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182./TCH

Pamje të rënda nga Vlora, qytetari e tërheq qenin zvarrë me veturë (VIDEO)

You may also like