Gjobë dhe 1 javë jashtë për Gasperinin, 2 shqiptarë te futbollistët e pezulluar

by admin
Spread the love

Gian Piero Gasperini nuk i ka mbajtur nervat në ndeshjen kundër Fiorentinës në momentin e golit të Ruslan Malinovskyit, që u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.

Trajneri i Atalantës u nxor jashtë me karton të kuq dhe sot Gjykatësi Sportiv, vecc pezullimit me një ndeshje, i ka komunikuar trajnerit edhe një gjobë 10 mijë euro. Tek Atalanta e ka pësuar me pezullim edhe pjesëtari tjetër i stafit, Cristian Raimondi.

Tek Atalanta këtë javë do të vuajnë edhe mungesat e Merih Demiral dhe Berat Gjimshitit, pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe janë të pezulluar.

Të njëjtin fat me ta në Serie A e kanë edhe Ismael Bennacer (Milan), Bartosz Bereszynski (Sampdoria), Antonio Candreva (Sampdoria), Nicolo Casale (Verona), Koray Gunter (Verona), Rey Manaj (Spezia), Rolando Mandragora (Torino) dhe Nikola. Milenkovic (Fiorentina). / oversport.tv

You may also like