Gjithçka zyrtare, pas kreut të tabelës Juventus i “rrëmben” Inter edhe objektivin e merkatos

by admin
Spread the love

Pasi i “rrëmbyen”, momentalisht vendin e parë, në tabelën e kampionatit italian të futbollit, Serie A, tashmë “Bardhezinjtë” e Juventus i kanë “rrëmbyer” diçka tjetër, skuadrës së Inter e më konkretish një nga objektivat kryesorë të merkatos, së “mjeshtrave” të “Zikaltërve”, Giuseppe Marotta e Pierro Ausilio.

Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez, Tjago Dialo, me 23-vjeçarin, i cili është blerja më e re, dhe me shumë mundësi e vetmja, e “Zonjës së Vjetër”, në këtë merkato janari. “Shtatlarti” i prapavijë kreu këtë martë testet mjekësore, në kampin “Bardhezi”, për të nënshkuar më pas, një kontratë 2-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa klubi i Lille, nga ku erdhi “luzitani” do të përfitojë plot 6.5 milionë euro, si dhe 10% të shumës, në rast se lojtari shitet sërish, në të ardhmen.

Në aspektin “strategjik”, Dialo konsiderohet një transferim, me shumë rëndësi për “gjigantët” e futbollit italinë, nga të cilët në fundin e sezonit do ta japë lamtumirën, braziliani, Alex Sandro dhe portugezi mund të luajë shumë mirë në krahun e mbrojtjes, përveç se të spikasë në qendër të prapavijës. /i.m /abcnews.al

You may also like