Gjithçka zyrtare, “Nëndetësja Blu” forcon prapavijën me Stivian Jankun

by admin
Spread the love

Këtë sezon u rikthyen në Superiore dhe padyshim objektivi kryesor i “Nëndetëses blu” të Dinamo City është mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar, gjë të cilën deri më tani janë duke e arritur, teksa pozicionohen në vendin e 5-të të renditjes, me 22 pikë, me vetëm 4 pikë, më pak se Vllaznia e Tirana, që ndodhen në zonën e “Final Four”.

Mirëpo, qëndrimi në Supriore kërkon një skuadër të kompletuar, si në formacionin titullar, ashtu edhe në pankinën e rezervave dhe pikërisht transferimi i kësaj të hënë është pikërisht për këtë të dytën, me “Dinamovitët” që kanë siguruar një tjetër lojtar, në këtë fraksion të merkatos së dimrit.

Me anë të një postimi, në profilin zyrtar të klubit në Facebook, “Nëndetëset Blu” kanë prezantuar afrimin e tyre më të ri, i cili vjen nga “Rrogozhinasit” e Egnatia. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, 26-vjeçar, Stivian Janku, i cili do t’i bashkohet klubi menjëherë për fazën përgatitore para ndeshjes me Tiranën në kampionat. /i.m /abcnews.al

Postimi i plotë i klubit: 

You may also like