Gjithçka e kryer, Napoli pret nesër afrimin e ri në mbrojtje

by admin
Spread the love

Nuk ka më dyshime, Kim Min-Jao do të jetë një lojtar i Napolit. Klubi italian ka vendosur të paguajë klauzolën e caktuar në kontratën e mbrojtësit.

Kështu De Laurentiis do të paguajë në arkat e Fenerbahce 20 milionë euro. Gjithëka tashmë është kryer edhe Kim pritet të zbarkojë ditën e nesërme në Napoli për të kryer edhe vizitat mjekësore.

Më pas ai do të firmosë kontratën që do ta mbajë lidhur me Napolin për tre sezone. Në rast se gjithçka do të shkojë mirë, Kim Min-Jae do t’i bashkohet menjëherë Luciano Spallettit në grumbullim për të vazhduar fazën përgatitore. /oversport.tv

Foto: Fenerbahçe, Facebook

You may also like