Gjithçka e kryer, Juventusi arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Chelsea

by admin
Spread the love

E ardhmja e Antonio Rudiger duket se nuk ka më dyshime. Allegri kërkon dhe Juventusi përgjigjet. “Zonja e Vjetër” ka përfituar nga situata ku ndodhet Chelsea dhe brenda pak ditësh ka arritur të mbyllë gjithçka për mbrojtësin gjerman.

Ai pritet të afrohet në verë në Torino me parametra zero. Juventusi i ka ofruar mbrojtësit 6.5 milionë euro në sezon, si dhe një kontratë 4 vjeçare. Diçka që i ka pëlqyer Rudiger dhe ka pranuar që të rikthehet në Itali, ku më parë ka luajtur edhe për Romën.

Kështu, Juventusi ia ka dalë të mposhtë konkurrencën e Real Madridit që konsiderohej si kandidati kryesor për të afruar mbrojtësin gjerman. Kështu, me Chiellinin në fundin e karrierës, Rudiger shihet si përforcimi ideal për skemat e Allegrit. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like