Gjinia femërore e burrërisë sonë

by admin
Spread the love

Nënat që na rritën neve dhe motrat që me aq gëzim e prisnin dhe i këndonin dhëndërisë sonë, ishin ato heroina që pranuan të jetonin të mbyllura mes katër mureve, duke e kuptuar instinktivisht se përtej atyre mureve ishte vënë kurthi i asimilimit, duke ia dalë kështu të krijonin parakushtet për të sotmen, kur muret e vetëdijes do të jenë aq të lartë, sa nuk do të ketë rrezik që nipërit e tyre të harrojnë se ç’flijim është bërë që ata sot t’u ngjajnë të tjerëve, por të jenë vetvetja.

Ato heroina vinin në këtë jetë duke qarë, jetonin duke dënesur në heshtje dhe vdisnin në paqe të plotë me vetveten, ngaqë kurrë nuk kishin pyetur vetveten si jetonin ato, por si do të jetonin pasardhësit që linin pas.

Ato rriteshin me bindje se burrëria, bujaria, nderi, krenaria, fisnikëria… e kullave tona mund të mbijetonte vetëm falë qëndrueshmërisë së tyre, falë asaj se u bënë robëresha vullnetare të bindjes se turpin e burrit nuk e mban toka, por atë të gruas nuk e mbulon as dheu.

 

Nga: Kim Mehmeti

You may also like