Gjimshiti: Kam një ndjesi të veçantë që nesër do fitojmë, ky është një moment vendimtar

by admin
Spread the love

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshit deklaroi, në prag të ndeshjes Shqipëri-Republikë Çeke, se duan që në këtë ndeshje të marrin fitore dhe të festojnë pas saj.

Mbrojtësi i Atalantës vijoi më tej duke thënë se ka një ndjesi të veçantë se do e fitojnë këtë takim, por gjithashtu theksoi se duhet të jenë me këmbë në tokë, pasi përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë.

Momenti që prisnim prej tetë vitesh ka ardhur a je gati që të marrim fitore nesër? “Për momentin nuk e di, por në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur dhe i vështirë, por jemi gati për këtë ndeshje.

Euforia: “Euforia është më shumë jashtë se brenda, ne i dimë vlerat e kundërshtarit dhe vlerat tona. Çdo ndeshje është e vështirë, por i dimë vlerat dhe cilësitë tona dhe besoj do të jemi gati për këtë ndeshje.

Mungesa e Ismajlit: “Është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare dhe besoj se s’ka për të qenë problem. Sidomos për mua, pasi u besoj të gjithë lojtarëve njësoj.

Si e sheh këtë përballje krahasur me të parën ndaj Çekisë? “Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe goditje standarde. Besoj do jetë e njëjta ndeshje nesër, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin, por ia dolëm. Nesër ta shikojmë ishalla kemi më shumë raste dhe të shënojmë e fitojmë.”

Keni shënuar kundër Armenisë në kualifikuese të Europianit para tetë viteve, a mund të përsëritet historia? “E pash sot në Instagram, por po shpresoj, le ta shohim. Më shumë rëndësi ka suksesi i Kombëtares, që të fitojë s’ka rëndësi kush shënon.”

A ke ndjesi të veçantë për ndeshjen nesër për fitore? “Them që po, nuk e di do e shohim në vazhdimësi, por kemi tre ndeshje të vështira, por do të jap maksimumin, por duhet ta marrim ekip prej ekipi ose ndeshje prej ndeshje.

A do vini në Preshevë për të festuar atje nëse kualifikoheni? “Do vi edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi.

Si e vlerëson momentin në të cilin ndodhet Shqipëria, shumë afër Europianit? “Sigurisht që është një moment vendimtar dhe jo vetëm, nesër është një ndeshje vendimtare, por edhe të tjerat.”

Atmosfera që pritet nesër, mendoni që do jetë në favorin tuaj apo në disfavor? “Besoj se trajneri juaj do të flasë nesër pas ndeshjes se si ishte atmosfera në stadium. Shqiptarët dinë të bëjnë atmosferë dhe besoj se do të jetë në favorin tonë.”

Shqipëri-Republikë Çeke, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024 luhet këtë të enjte në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 dhe kjo përballje do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “Shqip 2”/Digitalb.


Top Channel

You may also like