Gjimshiti: Fundi i sezonit i ngarkuar, por do të japim gjithçka për Atalantën

by admin
Spread the love

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “LeoVegas.News”:

“Do të jetë një periudhë shumë e ngarkuar dhe e vështirë për të gjithë, por duhet të japim gjithçka në fushë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit që kanë mbetur.

Ka shumë objektiva për tu arritur, sfidat janë të mëdha. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë dhe ti vlerësojmë të gjitha dhe më pas në fund të shohim pozicionin që kemi arritur në kampionat dhe ecurinë që kemi bërë në Europa League”, ka thënë mes të  tjerash mbrojtësi shqiptar, që po shkëlqen me fanellën e Atalantës prej disa vitesh dhe është shpërblyer nga klubi duke rinovuar deri në vitin 2026. / Oversport.tv

You may also like