Gjilani dhe Drita ndajnë pikët në derbi, Prishtina luan baras me Fushë Kosovën, Dukagjini mposht Feronikelin ’74

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës.

Gjilani dhe Drita luajtën baras në derbi me rezultat 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita kaloi e para në avantazh me golin e Baftiut, por Gjilani u kundërpërgjigj me anë të Bashës dhe Ismajlit për epilogun e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Drita barazoi shifrat me Dabiqajn në minutën e 55’të. Derbi pati edhe kartona të kuq, dy nga Gjilani dhe një nga Drita.

Në anën tjetër Dukagjini ka shkuar në pushim e qetë pas avantazhit me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit ’74, kurse dueli mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para.

/GazetaBlic Sport.

You may also like