Gjilani bën detyrën ndaj Feronikelit, triumfojnë Dukagjini e Malisheva

by admin
Spread the love

Gjilani ka bërë detyrën kundër Feronikelit të vendit të fundit, duke fituar me përmbysje me rezultatin e thellë 5-1. Miqtë shënuan në fillim të ndeshjes me Qorrin.

Festa nuk zgjati shumë pasi Razak dhe Kelmendi realizuan në pjesën e parë dhe Gjilani kaloi në epërsi. Razak dhe Krasniqi shënuan edhe dy gola të tjerë në fillim të pjesës së dytë, kurse “manita” u kompletua në shtesë nga i zakonshmi Progni.

Dukagjini ka marrë tre pikë me shumë vlera për mbijetesën, në transfertë kundër Drenicës falë golit të Arbër Shalës. Fitore edhe për Malishevën, ndaj Ulpianës me rezultatin 1-0. Sobowale ishte heroi.

BKT Superliga e Kosovës – JAVA 29

Drenica-Dukagjini 0-1
Shënues:
Shala 71’

Gjilani-Feronikeli 5-1
Shënues:
Razak 33’, 54’, Kelmendi 40’, Krasniqi 59’, Progni 90+3’ / Qorri 9’

Malisheva-Ulpiana 1-0
Shënues:
Sobowale 18’

/ oversport.tv

You may also like