Gjermani/ “Zhduken” dyqanet e vogla, jepet alarmi: Po vdiq tregtia e vogël, vdes qyteti

by admin
Spread the love

Rreth 9.000 dyqane shtesë do të mbyllin dyert këtë vit në Gjermani sipas parashikimeve të Shoqatës vendase të Tregtisë.

311.000 dyqane si këto numërohen sot në vend, në një kohë kur në 2015-së, kishte rreth 373.000 të tilla. “Duke pasur parasysh shifrat e viteve të kaluara, sinjalet e alarmit duhet të aktivizohen në të gjitha qendrat e qyteteve dhe në politikë. Sepse pa një tregti të vogël të suksesshme, qendrat e qyteteve vështirë se kanë një perspektivë për të ardhmen”, paralajmëroi presidenti i Shoqatës, Alexander von Preen.

“Nëse vdes tregtia e vogël edhe qyteti do të vdesë”, shtoi ai. Fenomeni kishte nisur të vihej re ngadalë prej disa kohësh, por goditjen kryesore atij duket se ia dhanë vitet e pandemisë së koronavirusit. Nga 2020-ta deri në 2022-shin, numri i dyqaneve të vogla gjermane ra me 11.000 në vit. Vëmendja e publikut përqendrohet kryesisht tek mbyllja e dyqaneve të zinxhirëve të mëdhenj, si Galerie Kaufhof, dyqanet e këpucëve Görtz ose rrjeti i modës Gerry Weber.

Por shumica e mbylljeve në fakt, sipas autoriteteve, kanë qenë për dyqane të vogla si butikë apo furra buke. Një tjetër faktor që ka çuar drejt kësaj situate konsiderohen dhe blerjet online.

Në kohën e Covid-19, shumë njerëz u mësuan të blejnë në internet. Zhdukja e dyqaneve të vogla vërehet në lagjet jashtë qendrave të qyteteve të mëdha, por më e theksuar ajo rezulton të jetë në qytetet më të vogla dhe ato mesatare.

 


Top Channel

You may also like